Telefoni

+355 69 753 1770

Email

v.berisha@beresearch.al

Për ne

VISAR BERISHA – Drejtor menaxhues

VIOLA GAXHENJI – Menaxhere e projekteve

ARMAND HALILI – Menaxher i terrenit

Index Kosova është themeluar në vitin 2000, si kompania e parë private e pavarur, e hulumtimit të opinionit publik, mediave dhe tregut në Kosovë. Index Kosova është kompania e parë që ofron shërbime të hulumtimeve për klientët vendorë dhe ndërkombëtarë në Kosovë. BBSS është anëtare bullgare e Shoqatës Gallup International. BBSS ka themeluar kompani partnere me bazë në Rumani (CSOP), Moldavi (CBS Axa), Serbi (TNS Medium Gallup), Maqedoni (Brima), Bosnje & Hercegovinë (Mareco Index Bosnia), Shqipëri (Be Research) dhe në Kosovë (Index Kosova).

Ne jemi këtu për të ofruar shërbime të veçanta të hulumtimit të tregut dhe të përshtatura specifikisht sipas kerkesave të çdo klienti, sipas nevojave dhe pozicionimit te tregut në Shqipëri. Duke qenë proaktivë, kreativë dhe duke përdorur përvojën e akumuluar, ne jemi këtu për t’u mundësuar klientëve tonë që t’i kuptojnë konsumatorët dhe tregun, si dhe të marrin vendime që çojnë drejt suksesit të biznesit të tyre. Hulumtimet tona bazohen në standarde të kualitetit të njohura ndërkombëtarisht. Ne punojmë në pajtim me Kodin ndërkombëtar të ESOMAR për zhvillimin e hulumtimeve të tregut dhe atyre sociale, si dhe me udhëzimet e kualitetit të përvetësuara nga ESOMAR. I gjithë stafi ynë i punës në terren është trajnuar nga vetë kompania sipas standardeve të ESOMAR. Kontrolli i cilësisë përfshin kontrollimin derë më derë dhe me telefon nga mbikëqyrësit rajonal, të së paku 15% të pjesëmarrësve në hulumtim.